Sequi: Përvoja e vizioni i Metës s’kanë nevojë për këshilla. I keni mundësitë për statusin
TIRANE – Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi zhvilloi sot një takim me liderin e LSI-së, Ilir Meta. Në një konferencë për mediat, në përfundim të takimit, ambasadori Sequi theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes në përmbushjen e reformave të nevojshme, që do të mundësojnë ecjen përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Sipas ambasadorit Sequi, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të marrë statusin kandidat për në BE.
“Pas këtyre zgjedhjeve ne kemi besim se do të ketë një tranzicion të qetë drejt pushtetit në mënyrë që të përqendrohet puna te axhenda e reformave të cilat janë të nevojshme për Shqipërinë. Jam veçanërisht i kënaqur nga përdorimi i fjalës “gjithëpërfshirje” dhe që është një fjalë kyçe. Sepse procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është një proces i cili përfshin të gjithë vendin. Të gjitha mundësitë për të marrë statusin e vendit kandidat janë aty për Shqipërinë dhe kemi besim se kjo do të jetë e mundur edhe në sajë të këtij angazhimi të ri.”- deklaroi ambasadori.
Nga ana e tij, lideri i LSI-së theksoi angazhimin për të çuar përpara reformat për marrjen e statusit kandidat dhe integrimin e vendit në BE, duke shprehur besimin se tashmë ekziston e gjithë mundësia për të krijuar një klimë me themele të qëndrueshme dhe afatgjata të bashkëpunimit dhe të gjithëpërfshirjes midis mazhorancës së re dhe opozitës së re.
Duke kujtuar se pak javë më parë u arrit konsensusi në parlament gjatë fushatës elektorale për miratimin e tre ligjeve edhe pse me vonesë, Meta tha se, "tani është mundësia për të përfshirë në këtë proces reformash edhe shumë faktorë të tjerë të shoqërisë sonë, shoqërisë civile, grupet e interesit, qarqet akademike dhe universitare në mënyrë që këto reforma të fitojnë një temp të ri, por edhe të gëzojnë një konsensus sa më të gjerë shoqëror dhe politik".
I pyetur nëse i ka dhënë ndonjë këshillë konkrete zotit Meta, i cili do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë, në kushtet kur mazhoranca ka 84 deputetë dhe mund të marrë vendime pa patur nevojën e votave të opozitës, ambasadori Sequi tha: “Unë besoj që përvoja dhe vizioni i z. Meta nuk kanë nevojë për këshilla. Edhe në fakt fjalën “gjithëpërfshirje” ne të dy e kemi përmendur edhe në të kaluarën. Kështu që nuk shoh asnjë arsye përse fjalë gjithëpërfshirje të mos jetë një fjalë po aq kyçe edhe në të ardhmen.”
Nga ana e tij zoti Meta iu përgjigj të njëjtës pyetje duke theksuar se pavarësisht nga kjo mazhorancë prej 84 deputetësh, për çështje të rëndësishme nuk do të mjaftonte thjesht një votim i bazuar mbi numra, por mbi një konsensus sa më të gjërë me përfshirjen e opozitës.
"Ky ka qenë është dhe do të jetë vullneti ynë në të ardhmen dhe ne besojmë se në këtë mënyrë demonstrojmë një filozofi të re të mazhorancës së re dhe presim një përgjigje të re nga opozita e re për filozofinë e saj për të ardhmen”, përfundoi kreu i LSI-së.
Pyetje nga gazetarët
Z. Ambasador, për herë të dytë brenda dy ditëve ju përmendi fjalën “gjithëpërfshirje”, aq më tepër kur flisni me Kryetarin e ardhshëm të Kuvendit kjo fjalë merr një rëndësi të veçantë. A i keni i dhënë një këshillë konkrete z. Meta, sikundër mazhoranca e ardhshme do të ketë 84 vota në kuvend, që do të thotë se do të ketë mundësi të marrë vendime për ligje që kanë nevojë për shumicë të cilësuar pa pasur fare nevojën e opozitës?
Sequi: Unë besoj që përvoja dhe vizioni i z. Meta nuk kanë nevojë për këshilla. Edhe në fakt fjalën “gjithëpërfshirje” ne të dy e kemi përmendur edhe në të kaluarën. Kështu që nuk shoh asnjë arsye përse fjalë gjithëpërfshirje të mos jetë një fjalë po aq kyçe edhe në të ardhmen.
Meta: Unë njëkohësisht do të theksoja se pavarësisht nga kjo mazhorancë për 84 votash, absolutisht për çështje të rëndësishme dhe kruçiale nuk do të mjaftonte thjesht një votim i bazuar mbi numrat, por mbi një konsensus sa më të gjerë me përfshirjen e opozitës. Ky ka qenë është dhe do të jetë vullneti ynë në të ardhmen dhe ne besojmë se në këtë mënyrë demonstrojmë një filozofi të re të mazhorancës së re dhe presim një përgjigje të re nga opozita e re për filozofinë e saj për të ardhmen.
Z. Ambasador, edhe një ditë më parë në takimin me z. Rama ju keni thënë se prisni një tranzicion të qetë drejt pushtetit. Çfarë nënkuptoni ju kur thoni tranzicion i qetë?
Sequi: E kam fjalën se duhet të jetë një periudhë kur të kalojë pushteti nga njëra palë te tjera gjatë të cilës mazhoranca e re dhe opozita e re të shikojnë pozicionet e tyre dhe të gjejnë një mënyrë sa më efektive për të punuar bashkërisht në të ardhmen. Sepse kjo është shumë e rëndësishme për një proces sa më të suksesshëm të integrimit evropian të vendit. Në fakt, kjo është një gjë që të cilën e theksoi edhe z. Meta, por ne shikojmë që kemi pasur edhe urime nga udhëheqësit politikë të vendit për njëri-tjetrin. Kështu që besoj se kjo tregon një mentalitet të ri politik sa i përket situatës në Shqipëri. Një mentalitet i ri politik i cili vërtetë duhet të ndihmojë këtë tranzicion të qetë.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Meta takon ambasadorin Ye Hao: Do bashkëpunojmë ngushtë me Kinën Arvizu: Shqiptarët votuan të gjithë, mësim i mirë si për fituesit edhe për humbësit VIDEO: Sequi: I keni mundësitë për statusin. Përvoja e vizioni i Metës s’kanë nevojë për këshilla