Retro/Histori: 16 shtator 1776 Beteja e Lartësive të Harlemit
Beteja e Lartësive të Harlemit u luftua gjatë fushatës së New York-ut dhe New Jersey-t në Luftën Revolucionare Amerikane. Ushtria Kontinentale nën gjeneralin George Washtington, gjeneralmajorin Nathanael Green dhe gjeneralmajorin Israel Putnam, me rreth 1800 vetë, mbante një radhë pozicionesh të larta në Manhattan-in e Sipërm kundër një trupe britanike që sulmonte me 5 000 vetë nën komandën e gjeneralmajorit Alexander Leslie. Trupat britanike bënë një gabim taktik, duke urdhëruar borizanët e tyre që të lëshonin një kushtrim ‘gjuetie dhelprash’ ndërsa sulmonin. Kjo u bë për të fyer Washington-in, që ishte një gjuetar dhelprash. Ushtria Kontinentale që po tërhiqej u tërbua nga kjo dhe u mobilizua për të mos lëshuar pozicionet. Pasi u morën krahët britanikëve, amerikanët, ngadalë, i shtynë mbrapsht ata. Pas tërheqjes së sulmuesve, Washington-i i urdhëroi trupat e tij që t’i jepnin fund ndjekjes së tyre. Beteja i bëri shumë mirë moralit të Ushtrisë Kontinentale, e cila kishte humbur disa beteja. Ishte fitorja e parë në fushën e betejës e George Washington-it.