E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 milionë gjobë Skënderbey dhe Tiranës

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së, në vendimet e ditës së djeshme, është fokusuar shumë edhe në nagjerjet e Superkupës së Shqipërisë, duke ndëshkuar si Skënderbeun ashtu edhe Tiranën me nga 15 milionë lekë të vjetra gjobë për shkak të trazirave që sollën dy tifozëritë, por fusha nuk ndëshkohet pasi stadiumi “Skënderbeu” ishte cilësuar si fushë asnjanëse. Gjithashtu, zyrtarët e Tiranës, Refik Halili dhe Riza Hicka ndëshkohen secili me nga 5 milionë lekë të vjetra gjobë. Por për Skënderbeun nuk ka mbatuar me kaq. Edhe në ndeshjen e fundit në kampionat, tifozëria ka shkaktuar trazira, ndaj disiplinori e ka parë të udhës që t’i thojë shumës së Superkupës edhe 3 milionë lekë të vjetra, duke e ndëshkuar më shumë nga të gjithë klubin korçar. Gjithashtu, edhe kapiteni i bardhekuqve, Blendi Shkëmbi duhet të paguajë shkelmin ndaj lojtarit të Tomorit. 1 milionë lekë të vjetra gjobë për të dhe 2 ndeshje pezullim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›