E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inaguron rrugën “Pushimi i Shoferit-Divjakë”

Inagurohet përfundimi i rrugës “Pushimi i Shoferit-Divjakë”, në Lushnjë. I pranishëm në këtë ceremoni, kryemisnitri Sali Berisha ndërsa tha se kjo rrugë do t`u shërbejë mbi 50 mijë banorëve, kërkoi nga kryetari i Komunës së Remasit dhe nga komunat e tjera përreth, që të hartojnë sa më parë masterplanin për zhvillimin e turizmit.

“Zhvillimi i potencialieve turistike mbeten përparësi e qeverisë, në kuadër të zhvillimit ekonomik të vendit”, tha Berisha para banorëve të kësaj zone.
 

Rruga ka një gjatësi prej 24 kilometër, për ndërtimin e së cilës u përdorën rreth 1.2 miliardë lekë. Rruga u shërben 50 mijë banorëve të zonës dhe pritet të ndikojë në zhvillimin e bujqësisë, agrobiznesit, etj. Sërish kryemisnitri Berisha në vijim të deklaratave të tij për të bashkëpunuar me pushtetin vendor ka garantuar mbështetjen e qeverisë për të gjithë ato projekte që shkojnë për interesat e qytetarëve

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›