E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 24 shtator 1717 Horatio Walpole

Horatio Walpole, Konti i Katërt i Orfordit, historian arti, njeri i letrave, antikuarist dhe politikan u lind më 24 shtator 1717. Mbahet mend kryesisht për Strawberry hill, shtëpinë që ndërtoi në jugperëndim të Londrës, ku ringjalli stilin gotik disa dekada para pasardhësve të tij viktorianë dhe për novelën e tij gotike Kështjella e Otrantos (The Castle of Otranto). Bashkë me librat, reputacioni i tij letrar mbështetet te Letrat (Letters), të cilat janë me interes të madh politik dhe shoqëror. U lind në London dhe ishte djali më i vogël i kryeministrit britanik Sir Robert Walpole. Ashtu si i ati, u arsimua në Eton College dhe Kings College në Cambridge. Në Cambridge, Walpole u influencua nga Conyers Middleton një teolog joortodoks. Walpole filloi të pranonte natyrën skeptike të qëndrimeve të Middleton-it ndaj disa prej doktrinave thelbësore të krishtera, përfshirë këtu edhe urrejtjen dhe fanatizmin. Walpole iku nga Cambridge në fund të vitit 1793 pa u diplomuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›