E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retrospektiva e Dali-së në Pompidu

Në qendrën Pompidu në Paris është hapur këtyre ditëve njëra ndër ekspozitat më të mëdha të piktorit spanjoll, ndër më ndikuesit e shekullit të shkuar, Salvador Dalit.

Ekspozita është një retrospektivë në më shumë se tridhjetë vjet pune të tij. Kjo është shfaqja më e madhe e veprave të tij në Paris, që nga viti 1979, dhe e cila besohet të jetë njëra ndër ekspozitat më të vizituara në historinë e kësaj qendre arti, me pritjet të rreth 900 mijë vizitorëve, nga 8 mijë në ditë.

Dali i lindur më 1904 dhe vdekur më 1989, thuhet se sa ishte gjallë, kur është folur për një ekspozitë të tillë, ai pa pikë modestie, u kishte thënë kuratorëve se “Ajo duhet të jetë diçka e madhe, kolosale, një lloj apoteoze e gjallë, që i bën të gjithë të kuptojnë se unë jam i paimitueshëm”. Salvador Dali mbetet në historinë e artit figurativ në eksperimentet që bëri në kubizëm, dadaizëm dhe surrealizëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›