Barcelona transferohet në Francë?

Barcelona mund të zgjedh mes La Ligës ose Ligue 1 nëse Katalunia voton në favor të pavarësisë, sipas kryebashkiakut lokal, Xavier Trias.
Regjioni votoi të dielën ku partia Convergence and Union (CiU) shpreson të sigurojë shumicën për të zhvilluar një referendum për ndarje nga Spanja. “Ne (Katalunia) nuk kemi mundësi për krijimin e një lige zyrtare”, deklaroi Trias për AFP. “Ne do të kishim shumë pak skuadra dhe Barcelona do të duhej ti bashkohej një lige tjetër. Kjo do të ishte ajo franceze apo kjo ku merr pjesë tani, La Liga”, shtoi ai.
Gjiganti katalan shpeshherë është parë si simbol politik për shumë katalanë, diçka që konfirmon edhe vet Trias. “Shumë vite më parë, klubi ka qenë pikë reference për të gjithë dhe ishte në njëfarë forme përfaqësuesja e Katalunisë. Ata luajnë mirë dhe përfaqësojnë një stil të veçantë të lojës. Kjo na bënë krenar”, përfundoi ai.