E Diel, 1 Nëntor 2026

Reuters reagon: Kosova zgjodhi Presidenten, shmangu zgjedhjet!

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës ka marrë vëmendjen e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters. Reuters raporton se Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë, vetëm një votë më shumë se shumica e nevojshme për zgjedhjen e saj.
Agjencia thekson se dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula deklaroi se mandati i saj i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”, citohet të ketë thënë ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›