Blen për 50 dollarë një pikturë të Renoir
Një pikturë e blerë në një treg mallrash të përdorura në SHBA mund të jetë një perlë e rrallë.
Sipas BBC, një grua ka blerë një kuti ku ishte piktura, një kukull dhe një lopë plastike për 50 dollarë.
Por mendohet se piktura është e mjeshtrit francez Pierre- Auguste Renoir.
Ajo e ka dërguar pikturën në një shtëpi ankandesh dhe ekspertët besojnë se ajo është vepra Paysage Bords de Seine e Renoir, një panoramë lumi e vitit 1879.
Mendohet se piktura është blerë nga një galeri franceze në vitin 1926.
Ajo mund të shitet së paku 100 mijë dollarë.
Një pllakë në kornizë ku shkruhej Renoir bëri që gruaja të nxitojë ta kontrollojë pikturën.