Revista gjermane u hap luftë anglezëve në prag të martesës mbretërore
Revista më e madhe në Gjermani, por edhe në Europë, Der Spiegel, ka botuar një artikull përçmues për martesën e nesërme mes Kejt dhe Uilliam.
Revista shkruan se dasma është një shaka, një festim i ekzagjeruar e i pashpresë i një sistemi absurd jodemokratik.
Korrespondenti i kësaj reviste në Londër, Marco Evers, tha se i vjen shumë keq për humbjen e menjëhershme të lirisë nga Kejt e shtoi se habitet se si ky popull i çuditshëm vazhdon të adhurojë familjen mbretërore.
Gazetari shkruan se ky është një spektakël i trishtuar i një vendi të zhytur në probleme të rënda ekonomike. Sipas tij, është e gabuar që krerët e shtetit në një vendi vijnë nga vetëm një familje. Ai shton se Kejt dhe Uilliams janë njerëz prej mishi e gjaku si gjithë të tjerët, që duhet ta fitojnë këtë nderim, e jo tu dhurohet. Ai përmend dhe faktin se kjo familje mbretërore është më e shtrenjta në Europë. Autori i vë vulën kur thotë se për prindërit e Kejt, martesa është njësoj si vdekja e vajzës së tyre.