E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolta studentore/ Pedagogët dalin sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të të rinjve

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj studentëve protestues, duke thirrur një marshim solidariteti ditën e martë, datë 20 tetor, në orën 10:00 para Universitetit Politeknik.

Perplasja tek rruga e Durresit-dita e 5 e protestes (4)

“Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh. Ajo po ndjek me kujdes dhe shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore, e cila nuk njeh më as protokolle institucionale dhe as humanizëm njerëzor. Në keto kushte ju ftojmë: Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.

Po dje 963 pedagogë, akademikë dhe përfaqësues të jetës publike firmosën një deklaratë me pesë pika, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie kujdestare dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.

WhatsApp Image 2026-10-20 at 07.41.24

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›