Revolte muslimane kunder djegies se Kuranit

Zemërimi afgan shpërthen në të gjithë vendin për shkak të një pastori amerikan që thuhet se ka djegur një kopje të kuranit në Florida. 5 persona janë vrarë në Kandahar gjatë një demonstrate kundër djegies së Kuranit, ndërsa dy kamikazë kanë sulmuar një bazë të NATO-s në periferi të Kabulit, duke plagosur lehtë tre ushtarë. Autoritetet policore thanë se dy kamikazët kanë shpërthyer eksplozivët në hyrje të bazës, ndërsa një i tretë është vrarë nga rojet e sigurisë.
Sulmi kishte në shënjestër kampin Foniks, i cili është qëlluar disa herë nga talibanët. E vjen një ditë pasi në Mazar-i Sharif u vranë 14 persona. Sipas burimeve zyrtare janë 7 punonjësit e huaj të Kombeve të Bashkuara të vrarë në Mazar-i-Sharif. Dy personave u është prerë koka e bilanci është ende provizor. Sipas zëdhënësit të misionit viktimat ishin tre fuksionarë dhe 4 roje sigurie. Mes manifestueve viktimat janë të paktën 7. Guvernatori i provincës ngarkoi me faj talebanët që të infiltruar mes manifestuesve kishin përfituar nga situata për të sulmuar selinë e OKB-së aty.
Të paktën 27 persona janë arrestuar pas sulmit të një dite më parë. Tensionet mbeten të larta dhe në Kabul ku rreth 200 manifestues dogjën një flamur të Shteteve të Bashkuara brenda ambasadës, ndërsa mijëra vetë marshuan në Heart për të protestuar kundër gjestit të pastorrit amerikan Wayne Sapp.
Sulmet e fundit përbëjnë ofensivën më të rëndë kundër Kombeve të Bashkuara në vendin afgan që fillimit të ofensivës në vitin 2001 ndërsa me hidhërim për rastin në fjalë u shpreh dhe presidenti amerikan Barak Obama.
Delina Bitraku