E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle akuza PD-se Fushate me kandidate e para falso

Deputeti socialist Nanik Dokle akuzoi kampin politik kundeshtar se po tenton te denoncoje futjen në qarkullim të Eurove, dollarëve fallco dhe te kartëmonedhave shqiptare të falsifikuara për t’i mashtruar e vjedhur shqiptarët duke u blerë votën dhe duke përdorur në këmbim para fallco. Sipas Dokles ka disa jave qe ka nisur qarkullimi i Eurove dhe dollarëve fallco dhe së fundi edhe të kartëmonedhave shqiptare të falsifikuara me nje cilësi te larte falsikimi, operacion sipas tij me përmasa qeveritare.

“Qeveria fallco, pasi ka përzgjedhur brenda saj kandidatë fallco tani po përdor edhe para fallco. Cilësia e lartë e kartëmonedhave të falsifikuara, qofshin ato lekë, dollarë apo euro, sasia e madhe e këtyre parave fallco që po hidhen në qarkullim dhe tentativat për të blerë me to vota tregojnë qartë se këtu nuk bëhet fjalë për një veprim kriminal dosido, por për një operacion me përmasa qeveritare” tha Dokle.

Dokle i beri thirrje qytetareve te tregohen te kujdesshme per te mos rene pre e ketij mashtrimi.

“Denoncojmë po ashtu faktin që asnjë nga organet shtetërore që duhet të hetonin dhe luftonin këtë trafik nuk kanë ndërmarrë ende asnjë veprim. Ministria e Financave të Saliut duhet të kishte dhënë tashmë alarmin për këtë trafik. Ministria e Brendshme dhe Policia e Lulit të Saliut duhet të kishte filluar punën për të luftuar këtë fenomen. Heshtja e këtyre institucioneve është vërtetimi më i qartë se është vetë pushteti ai që po e organizon këtë trafik” tha Dokle.

Por keto përpjekje deklaroi dokle do te tregohen nga shqiptaret se jana te kota ne tete maj.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›