E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolte te Tirana Rrogat se bojkotojme stervitjen

TIRANE-Mosmarrja e rrogave prej tre muajsh ka bere qe situata te Tirana te marre permasat e nje krize. Futbollistet e kesaj skuadre kane patur dje nje takim nje ore e gjysme me shefin e klubit Rauf Dimraj duke i kerkuar atij zgjidhjen e problemit. Ne fakt gjithcka i ka ngjare nje revolte ndersa lojtaret i kane dhene ultimatum klubit per te shlyer detyrimet e prapambetura qe duket se jane kthyer ne nje handikap edhe ne fushen e lojes. Ne mbledhje ka munguar donatori Refik Halili i cili ne fakt e ka dhene pjesen e tij te parave per te cilen ka kontrate me klubin Tirana. Futbollistet nderkohe kane kercenuar me bojkot ne rast se nuk marrin rrogat deri ne javen e ardhshme. Keni nje jave kohe ndryshe do ne do te bojkotojme stervitjen kane thene ata. Bashke me lojtaret ka qene edhe trajneri Nevil Dede por ky i fundit nuk ka pranuar te flase. Une nuk flas per ceshtjet financiare te klubit ishte komenti i tij. Por eshte e qarte se edhe tekniku eshte ne krahun e futbollisteve ne nje rast te tille.
Dimraj
Nderkohe shefi i klubit Rauf Dimraj eshte vene me shpatulla pas murit pas presionit te lojtareve duke fajesuar per kete gjendje bllokimin e parave te Kupave te Evropes nga FSHF. Nuk eshte aspak faji yne si klub per kete situate te krijuar - ka thene Dimraj. - Ne i kemi kerkuar FSHF-se qe te na jape parate e Kupave te Evropes por ata nuk e bejne kete. Po nuk besuat hajde shkojme bashke ta shihni se cfare ndodh. Nuk kemi cfare te bejme me u eshte drejtuar ai futbollisteve. Ne fakt bllokimi i parave nga ana e FSHF-se nuk eshte nje gje e re por kjo ka ardhur per shkak se llogarite e klubit Tirana deri tani kane qene te bllokuara nga Zyra e Permbarimit per shkak te gjyqit te fituar nga ish-presidenti Metush Seferi.
Prodani
Sekretari i pergjithshem i Federates Eduard Prodani e ka quajtur te kote pretendimin e bere nga shefi i klubit Tirana Rauf Dimraj per bllokimin e parave te dhena nga UEFA. I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare ai ka sqaruar se klubi bardheblu ka terhequr para sa here ka dashur madje kjo ka ndodhur edhe disa dite me pare. Qe nje jave me pare me sakte qe te enjten ne u kemi kaluar 6 milione leke qe na kane kerkuar per rrogat. Por keto para ishin ne euro dhe neve na duhej ti kthenim ne leke pra shkurt kemi bere edhe financierin e klubit Tirana u shpreh Prodani. Sipas tij ne nje rast te tille nuk eshte aspak faji i Federates por i faktit se Tirana nuk eshte i mireorganizuar si klub. Kane marre para se here kane dashur sepse ato jane te tyret nuk jane tonat. Keshtu qe sarrij ta kuptoj kete qendrim u shpreh me tej sekretari i FSHF-se.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›