Spanja dominon ne listen per Topin e Arte FIFA
Spanja kampione e botes dhe e Europes ne fuqi dominon listen perfundimtare me kandidatet per Topin e Arte FIFA. Furia e kuqe numeron shtate lojtare mes 23 emrave per cmimin prestigjioz. Ata jane Andres Iniesta i cili shenoi golin e fitores ne finalen e Afrikes se Jugut portieri Iker Kasijas mbrojtesi Karles Pujol mesfushoret Ksabi Alonso Cesk Fabregas e Ksavi Hernandez dhe sulmuesi David Vija. Ne liste ndodhen edhe pese futbolliste nga perfaqesuesja gjermane e cila u mposht nga Spanja ne gjysmefinalet e Kupes se Botes. Cmimi i ri eshte krijuar si shkrirje e Topit te Arte qe jepej nga revista franceze France Football dhe e Lojtarit te Vitit nga FIFA. Lista me kandidatet eshte bere publike se bashku me 10 konkurrentet per Lojtaren Femer te Vitit. Gjithashtu FIFA ka zbuluar edhe kandidatet per dy cmime te tjera Trajneri i Vitit trofe qe ndahet ne dy kategori per meshkuj dhe per femra. Si zakonisht fituesi do te shpallet nga votat e kapiteneve dhe trajnereve te skuadrave perfaqesuese si edhe nga perfaqesuesit e mediave nderkombetare te perzgjedhur nga revista France Football. Emrat e tre kandidateve qe do te marrin me shume vota ne secilen kategori do te shpallen me 6 dhjetor ndersa ceremonia e dhenies se cmimeve per Topin e Arte FIFA do te organizohet me 10 janar 2011.
Per tu theksuar eshte fakti se ndermjet 23 kandidateve per meshkuj nuk figuron sulmuesi Diego Milito. Argjentinasi ishte protagonisti kryesor i Interit ne tripleten Seria A Kupe e Italise dhe Champions League duke qene vendimtar me golat e tij. Zikalterit te cilet kane statusin e kampioneve te Europes ne fuqi kane vetem 4 lojtare Zhulio Sezar Maikon Samuel Etoo dhe Uesli Shnajder qe se bashku me Iniesten dhe Ksavin jane kandidatet kryesore per te fituar cmimin. Pervec katershes se Interit Seria A nuk perfaqesohet me asnje lojtar tjeter. Nderkohe ne garen per Lojtaren Femer te Vitit spikat fakti qe mes futbollisteve ne gare ndodhet edhe kosovarja Fatmire Bajramaj e cila perfaqeson Gjermanine ne arenen nderkombetare.