Lamtumire oktapodit Pol ngordh parashikuesi i Boterorit
Ngordh oktapodi Pol i bere i njohur pas parashikimeve te sakta per Boterorin e Afrikes se Jugut gjate muajve te veres. Oktapodi ngordhi gjate nates se te martes ne akuariumin Sealife te Oberhauzenit qytezes ne perendim te Gjermanise te bere te famshme pikerisht fale parashikimeve te moluskut ne lidhje me ndeshje te Kampionatit Boteror ka gjetur sakte tete rezultate nga tete. Pas Boterorit Poli doli ne pension por fama e tij ne nivelin boteror vazhdonte te shtohej. Aq sa muajin e kaluar per te festuar gjashte muajt e tij te jetes Marina di Campo ujerat ku ishte peshkuar molusku i njohur i ka dedikuar nje feste speciale te ndjekur nga Radio1 Rai gjate emisionit sportiv Zona Cezarini. Korrikun e kaluar oktapodi-orakull i qytezes se Oberhauzenit i trajtuar prej muajsh si nje yll nderkombetar ishte deklaruar qytetar nderi i O Karbalinos vendit te Galicias nje komuniteti autonom ne veriperendim te Spanjes prej rreth 12 mije banoresh i njohur per festivalin e saj te pules qe zhvillohet cdo muaj gusht te cdo viti.