Revoltohen polict e burgjeve

Avokati i Popullit thotë zyrtarisht se menjehere pas kesaj ankese kanë nisur verifikimet nga prej nga ku do ketë edhe një rekomandim për ministrin e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Duke nisur nga ankesat e policeve të Rrogozhinës, Avokati i Popullit do të anketojë edhe punonjës të policisë së burgjeve në të gjitha rrethet për të mësuar nëse bëhet fjalë për të njejtin precedent.
Nderkohe mospagimi i oreve shtese eshte ngritur si problem edhe nga Policia e Shtetit, ku sipas perllogaritjeve te sindikates se policise cdo polic pergjate 2009 ka kryer 380 ore jashte orarit zyrtar apo thene ndryshe cdo polici i takon t'i paguhet per keto sherbime rreth kater deri ne pese paga mujore.
Nje punonjes i Policise se Shtetit kryen sherbim jashte orarit ne situate te ngarkuara sikurse ruajtja e ambienteve gjate ndeshjeve te futbollit apo sherbimi i perforcuar gjate zgjedhjeve te 28 qershorit si dhe aktivitete mes te cilave edhe sigurimi i rendit gjate protestave.