E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i Qeverisë, serbët udhëtojnë pa viza në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka miratuar të martën një vendim për heqjen e vizave për qytetarët serbë që duan të udhëtojnë në Shqipëri.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se kjo masë do të lehtësojë lëvizjen edhe të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të gjithë shtetasve serbë me kombësi shqiptare, të cilëve për shkak të regjimit të vizave, që të hyjnë në Shqipëri, u duhet të marrin vizë në ambasadën shqiptare në Beograd.
Nuk ka njoftime nëse një vendim reciprok do të merret edhe nga Beogradi.
Shqipëria gjatë vitit të fundit i ka intensifikuar kontaktet me Serbinë.
Një ndër promotorët e zhvillimit të këtyre marrëdhënive është zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta, i cili vizitoi Beogradin zyrtarisht disa javë më parë.
Në fillim të këtij viti, qeveria shqiptare akordoi një fond prej 400 mijë eurosh në ndihmë të enklavës serbe të Gracanicës në Kosovë, në shenjë kontributi për uljen e tensionit dhe nxitjen e stabilitetit në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›