FIFA gjobit 670 mije Ari Han
FIFA ka urdheruar trajnerin holandez Ari Han te paguaje nje gjobe prej 670 mije dollaresh si kompensim per federaten e futbollit te Kamerunit pasi u largua nga drejtimi i ekipit kombetar perpara perfundimit te kontrates. Han ka shkelur kontraten qe kishte nenshkruar me federaten e Kamerunit dhe urdherohet te paguaje kompensim tha FIFA ne nje deklarate. 62-vjecari mund te ankohet ne Gjykaten e Arbitrazhit per sportin CAS megjithese FIFA jep arsyen e plote per kete vendim. Kameruni kishte emeruar Han ne nje marreveshje dyvjecare ne gusht 2006 por ai dha doreheqjen gjashte muaj me vone. Han nuk ka plotesuar kushtet e kontrates per te jetuar ne Kamerun dhe nuk ka dhene nje plan vjetor te punes shkruante FIFA. Me vone ai ka qene trajner ne ekipin kombetar te Shqiperise ku u largua per rezultate te dobeta ne maj te vitit 2009 dhe tani udheheq klubin kinez Tianjin TEDA. Ka luajtur per ekipin e Holandes e cila u rendit e dyta ne Kupen e Botes 1974 dhe 78 dhe ka luajtur ne te dyja finalet. FIFA ka nje qendrim te ashper me trajneret qe thyejne kontratat e tyre. Ne vitin 2008 Co Adriaanse humbi apelin e tij ne CAS-it pas vendimit te tij per te lene Porton disa dite para fillimit te sezonit ne gusht 2006.