E Diel, 1 Nëntor 2026

Tmerr ne fushen e lojes futbollisti humbet ndjenjat

Ishte minuta e 84-t e takimit kur lojtari ka rene pertoke pa ndjenja nderkohe qe topi gjendej ne anen tjeter te fushes. Ne fakt Soza ka pesuar nje humbje ndjenjash e cila mendohet te jete provokuar nga nje perplasje me nje lojtar. Ndersa nje rol ne perkeqesimin e shendetit te tij sipas mjekeve kane luajtur edhe temperaturat e uleta. Duhet thene se lojtari gjate ketij takimi nuk ishte ne diten e tij me te mire teksa nga ana tjeter temperaturat tejet te uleta dhe reshjet e shumta te shiut mund te kene ndikuar ne gjendjen fizike te tij. Me pas autoambulanca e cila ndodhej ne stadium ka hyre ne fushe per te marre lojtarin qe eshte transportuar me urgjence ne spitalin rajonal te Korces i shoqeruar nga stafi mjekesor i ekipit Skenderbeut por dhe nga e fejuara e tij argjentinase e cila ishte duke ndjekur ndeshjen si perhere ne stadium. Largimi i Sozes ka shkaktuar shqetesim tek te gjithe tifozet e skuadres. Minutat e mbetura te lojes kane kaluar me ankth dhe gati te gjithe kane levizur drejt spitalit ne momentin kur arbitri vershelleu per perfundimin e ndeshjes.
Rafael Soza ka qene ne gjendje kritike kur ka mberritur ne urgjence nderkohe qe nga vizitat paraprake te mjekeve eshte konstatuar nje gjendje lipotemie e shoqeruar me humbje ndjenjash dhe ulje te tensionit. Mjeket e spitalit te Korces kane bere te ditur se lojtari e ka kaluar rrezikun per jeten. Bluzat e bardha kane vendosur qe ne oren 1715 te pasdites se djeshme futbollisti te niset me urgjence drejt Tiranes per nje ndihme me te specializuar mjekesore. Per argjentinasin eshte interesuar vete ministri i Shendetesise Petrit Vasili i cili pas insistimit te presidentit te Skenderbeut Agim Zeqo ka urdheruar transportimin e tij drejt spitalit te Tiranes ku do ti nenshtrohet ekzaminimeve te shumta. Nuk dihet sa do te qendroje i shtruar ne spital lojtari pergjigje qe mjeket mund ta japin pas daljes se plote te analizave.

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›