E Diel, 1 Nëntor 2026

Revolucioni i Bundesligas, vazhdon me Benitez!

Skuadrat e Bundesligës kanë filluar që tani të mendojnë për përforcimin e skuadrave duke e ditur se çdo vit e më shumë skuadrat e mëdha po përforcohen edhe më shumë. Bayern dhe Dortmund janë dy skuadrat absolutisht më të mira aktualisht në Gjermani.

Por projekt ambicioz ka edhe Schalke, skuadër e cila po mendon të sjellë në skuadër të famshmin Rafael Benitez. Trajneri i madh evropian është në planin e skuadrës gjermane për të rivalizuar dy finalistët e Ligës së Kampionëve.

Schalke thuhet se do të ndajë buxhet të madh për transfere nëse Benitez emërohet trajner i ri./indeksonline 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›