Rexhep Qosja: Koalicioni PS-LSI, një e padëshiruar e nevojshme
Ndodh që në jetën politike, madje, në jetën shoqërore në përgjithësi një e padëshiruar kur e kur të quhet e nevojshme, madje, e domosdoshme”. Kështu shprehet akademiku i njohur Rexhep Qosja mbi koalicionin parazgjedhor PS-LSI, përmes një interviste për “Gazeta Shqiptare”. Ndërsa vë në peshore partitë dhe drejtuesit e tyre, profesori ua hedh fajin Edi Ramës dhe Fatos Nanos për përçarjen e së majtës, ndërsa sa i takon Ilir Metës, deklaron se ai gaboi që bashkëpunoi me Berishën, sepse kështu u bë bashkëpjesëmarrës në të gjitha të këqijat që prodhoi dhe në krimet që shkaktoi pushteti i drejtuar prej kryeministrit. Nga ana tjetër, akademiku gjykon se ky koalicion do i zvogëlojë mundësitë e dhunëtarit, shpërdoruesit, blerësit dhe falsifikuesit të zgjedhjeve për të ripërsëritur më 23 qershor atë që ndodhi në vitet, 2005, 2009 e 2011. Duke e vetëtitulluar këtë bisedë “Mendime e veprime pa higjienë”, prof.Qosja e vë theksin tek ideja se Shqipëria do shpëtuar prej fatkeqësisë që po i qëndron në shpinë e në shpirt për shkak të Sali Berishës e Jozefina Topallit.
Çfarë mendimi keni për koalicionin parazgjedhor PS-LSI? A ishte i pritshëm apo një surprizë për ju?
Koalicioni parazgjedhor që krijuan Partia Socialiste dhe Lidhja Socialiste për Integrim, sipas mendimit tim, është një e Padëshiruar e nevojshme.
Ç’domethënie ka ky konstatim i juaji për koalicionin në fjalë?
Me konstatimin e tillë se koalicioni parazgjedhor PS-LSI është një e Padëshiruar e nevojshme, unë u jap të drejtë si atyre që janë përpjekur dhe e kanë sendërtuar këtë koalicion, domethënë Kryetarit Edi Rama e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe kryetarit Ilir Meta e Kryesisë së Lidhjes Socialiste për Integrim, ashtu edhe atyre që po e kundërshtojnë këtë koalicionin, duke e mbuluar me fjalë mospajtimi dhe zhvlerësimi.
Pse këtë koalicion e quani një e Padëshiruar, duke e shënuar me shkronjë të madhe fjalën e Padëshiruar?
Kryetari i Lidhjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe kryetarët e Partisë Socialiste Fatos Nano, në vitin 2005, kurse Edi Rama në vitin 2009 janë fajtorë për konfliktin në të majtën shqiptare, në sajë të të cilit Sali Berishës iu bë e mundshme të marrë, të përdorojë e të shpërdorojë, pushtetin politik e shtetëror në Shqipëri tani e tetë vjet. Faji i Ilir Metës është aq më i madh edhe për arsye se në vitin 2009 hyri në koalicion qeveritar me Sali Berishën dhe, deshi s’deshi, u bë bashkëpjesëmarrës në të gjitha të këqijat që prodhoi dhe në krimet që shkaktoi pushteti i drejtuar prej këtij koalicioni.
Për këtë arsye mospajtimi me koalicionin e tashëm PS-LSI është çështje e parimësisë politike, në njërën anë dhe çështje e etikës intelektuale, në anën tjetër.
Pse atëherë këtë të Padëshiruar e quani të nevojshme? Si mund të jetë një e Padëshiruar e nevojshme?
E, po, ndodh që në jetën politike, madje, në jetën shoqërore në përgjithësi një e padëshiruar kur e kur të quhet e nevojshme, madje, e domosdoshme. Politika është një veprimtari shumë e përbërë, bërësit e së cilës, krijuesit dhe zbatuesit e së cilës, jo rrallë shtrëngohen të zgjedhin midis të keqes më të vogël dhe të keqes më të madhe.
Koalicionin PS-LSI, në të vërtetë zgjerimin e koalicionit të majtë me LSI-në, e bëjnë të nevojshëm zgjedhjet e 23 qershorit, në të cilat vendoset për ardhmërinë e Shqipërisë.
Mendon në numrin e shtuar të zgjedhësve që do të votojnë për Partinë Socialiste, në të vërtetë për koalicionin e majtë?
Mendoj jo vetëm në numrin e rritur të zgjedhësve që do të votojnë për koalicionin e majtë. Mund të jetë se shumë më i rëndësishëm se shtimi i numrit të zgjedhësve që do të votojnë për koalicionin e majtë është siguria e shtuar se koalicioni parazgjedhor i Partisë Socialiste me Lidhjen Socialiste për Integrim sado kudo do të rrëgjojë vjedhjen, blerjen e plaçkitjen e votave, që janë mjetet me të cilat Sali Berisha e ka bërë të mundshëm rrëmbimin e pushtetit jo vetëm në zgjedhjet e vitit 2009 dhe jo vetëm në zgjedhjet e 8 majit të vitit 2011 në Tiranë. Me krijimin e koalicionit parazgjedhor të Partisë Socialiste me Lidhjen Socialiste për Integrim mundësitë e dhunëtarit, shpërdoruesit, blerësit dhe falsifikuesit të zgjedhjeve në vitin 2005, në vitin 2009 dhe në Tiranë më 8 maj 2011, në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 do të pakësohen, ndoshta, për njëzet a njëzet e pesë për qind.
Edi Rama “u justifikua” në publik se koalicioni me Metën bëhet për arsye të fitores së zgjedhjeve. A dëshmon kjo një mungesë besimi në vetvete apo një pafuqi të opozitës për të fituar vetëm në emër të “Rilindjes”?
Krijimi i koalicionit parazgjedhor me Lidhje Socialiste për Integrim nuk mendoj se e dëshmon mungesën e besimit në vetvete të opozitës për të fituar zgjedhjet; jo; mendoj se me krijimin e këtij koalicioni Partia Socialiste dhe opozita në përgjithësi duan ta rrisin sigurinë edhe më tepër për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit.
A mendoni se pas koalicionit PS-LSI mund të ekzistojë ende termi “Rilindje” për opozitën?
Pse të mos ekzistojë edhe më tej termi, si e quani ju, Rilindje. Rilindja Shqiptare nuk është një term, nuk është një nocion i zakonshëm, me të cilin Partia Socialiste po bën fushatën për zgjedhjet e vitit 2013. Rilindja Shqiptare është një program politik, gjithsesi njëri prej programeve më të mira, më të pasura, më premtuese politike në politikën shqiptare të njëzet e tri viteve të fundit. Dhe, këtë program politik e shtetëror e bën kështu të kuptimshëm, kështu domethënës, kështu të pasur jo vetëm përmbajtja e tij, jo vetëm idetë e tij, jo vetëm mendimet e tij, jo vetëm qëllimet e tij politike, shoqërore, ekonomike, arsimore, shëndetësore, kulturore, juridike, ekologjike, e të tjera, por edhe simbolika e tij historike kombëtare. Ashtu siç i është dashur popullit shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit nëntëmbëdhjetë një Rilindje vlerash të përgjithshme, të përbashkëta, kombëtare, shpirtërore dhe materiale, në sajë të të cilave do të shkëputej prej gjendjes pushtuese, ashtu i duhet Shqipërisë së sotme një Rilindje vlerash demokratike dhe morale, shpirtërore dhe lëndore, në sajë të të cilave do të çlirohet prej gjendjes në të cilën është sot: prej parashtetit, në të cilin nuk mendohet për shtet të së drejtës, prej despotizmit në të cilin Kushtetuta dhe ligjet shkelen si të ishin rregullore të esnafëve mesjetarë, prej gjuhës vulgare politike që komprometon fort kulturën politike shqiptare, prej oligarkisë kleptokratike që vjedh e plaçkit pasurinë kombëtare shqiptare më shumë se ç’e kanë plaçkitur pushtuesit gjatë shekujve të shkuar, prej gjyqësorit më të korruptuar në Evropën e sotme, prej pabarazisë së dinjiteteve, prej gënjeshtrave, mashtrimeve, falsifikimeve, shantazheve, kërcënimeve, që janë mjetet kryesore me të cilat kryeministri bën politikën shqiptare sot, prej mentalitetit të rrugaçërisë ala Berisha-Jozefina, prej krahinorizmit e lokalizmit ala Jozefina e prej një vargu të këqijash të tjera.
Ç’është e vërteta, Sali Berisha nuk po ngurron të vjedhë disa prej ideve të këtij programi politik të Partisë Socialiste, i bindur se as për këtë vjedhje nuk do të ndëshkohet si as për vjedhjet zgjedhore!
Si mendoni se do të reagojë Berisha ndaj koalicionit PS-LSI? A do të tentojë aleanca të reja? A mundet që ai ta mundë i vetëm dyshen Rama-Meta?
Mund të besohet se largimi i Lidhjes Socialiste për Integrim prej koalicionit me Partinë Demokratike e cenon, të mos thuhet e plagos politikisht dhe moralisht krijuesin e atij koalicioni, Sali Berishën. Por, siç e ka adet, ai paraqitet sikur nuk i bën ndonjë përshtypje të veçantë kjo braktisje! Do të provojë të krijojë aleanca të reja, por me kë? Po thuaj pjesa më e madhe, të mos thuhet të gjitha forcat dhe grupimet politike në Shqipëri tashmë kanë rezerva ndaj politikës, ndaj gjuhës, ndaj sjelljeve, veprimeve, të bërave të tij që, kur e kur, kanë prodhuar edhe krime në jetën politike dhe ekonomike shqiptare. Mund të vërehet se disa grupime politike, që prej viteve nëntëdhjetë mbahen me Partinë private të Sali Berishës, por që në votimet e fundit nuk kanë arritur të hyjnë në Kuvend, mbahen larg saj, në të vërtetë larg tij. E kuptueshme: kur anija nis të fundoset minjtë ikin prej saj!
(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(Titujt e detajet janë të redaksisë)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)