E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia zyrtarizon kufirin me Kosovën

 

SHKUP- Maqedonia ka zyrtarizuar dje kufirin ndarës midis shtetit të Kosovës dhe territorit të saj. Ky lajm bëhet i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë. Nënshkrimi i procesverbaleve ka qenë marrëveshje e detyruar nga Protokolli për piramidat kryesore kufitare.
Sipas MPJ-së maqedonase, deri te procesi i përfundimit të i aktiviteteve të Komisionit në terren për shënimin e kufirit ka mbetur vetëm vendosja e 50-të ndihmës shtyllave kufitare në sektorin e tretë.
“Vendosja e të gjitha piramidave kufitare pritet të kompletohet deri në fund të muajit tetor. Pasi të përfundoj demarkacioni kufitar në terren, pason i ashtuquajturi “pastrim” i vijës kufitare, kurse menjëherë pas saj dhe incizimi me aeroplan i terrenit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. (a.r/ina/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›