E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Do ta bartim kufirin nga Medvegja deri në Vranjë

Njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) për regjionin e Preshevës, Orhan Rexhepi, në një deklaratë dhënë të hënën, për Jugpress ka thënë se nuk do të pranojnë rrënimin e lapidarit.

Rexhepi u ka thënë se ne do ti kundërvihemi me mbartje të kufirit, citon Presheva Jonë.

“Nga gjithë qytetet e Serbisë, Ivica Daçiq, në katër vitet e fundit, më së shumti i ka vizituar Preshevën dhe Bujanocin, dhe atë gjithnjë për të arrestuar të rinj shqiptarë plotësisht të pafajshëm, duket se tani do të ndërrojë taktikën e veprimit, paralajmëron se do të vijë të rrënojë diçka, por ne do të jemi shumë më shumë të kulturuar se ai, me atë se vetëm, për dallim nga ai, do ta bartim kufirin nja 40 kilometra në drejtim të Vranjës, me qëllimin që kur të niset të vijë këndej t’ia shkurtojmë rrugën sa më shumë”, ka thënë Rexhepi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›