E Diel, 1 Nëntor 2026

VV: "Shqipëria në 100 vite, projekti i pambaruar i shqiptarëve"

“100 vjetorin e ardhshëm duhet t’i përmirësojmë gabimet dhe të metat tona, dhe të ecim drejt bashkimit kombëtar”, kështu u tha në Tribunën e organizuar në Therandë nga Lëvizja Vetëvendosje!.

Sipas pjesëmarrësve “luftërat dhe Skënderbeu na bënë popull, kurse Lidhja Shqiptare e Prizrenit na bëri komb”, andaj ne duhet ta masim kohën, dhe të shohim qartë se ku ishim dhe ku jemi.”

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se “kjo datë e pavarësisë, duhet të jetë ftesë për të reflektuar, pasi që Projekti kombëtar shqiptar është i papërfunduar”.

Më tej ai theksoi se “nuk duhet të nisemi nga premisa e pafuqisë” duke përmendur Betejën e Lumës, ku edhe pse fuqia ishte numerikisht në shproporcion, 12.000 forca serbe u shpartalluan nga forcat Shqiptare.

Visar Ymeri shtoi se “jo vetëm valvimi i flamurit në këtë datë, por çfarëdo përpjekje e qytetarëve për të mbrojtur pasurinë dhe territorin e vendit, përbën një përpjekje kombëtare”.

Më pas u zhvillua një diskutim i hapur, ku panelistët patën rastin të përgjigjen në shumë pyetje që u bënë nga publiku.

Pas diskutimit të hapur, regjisori Orhan Kerkezi prezantoi dokumentarin mbi masakrën e Therandës. Gjatë prezantimit ai theksoi se “ky dokumentarë duhet të shërbejë, që të mos përsëritet historia, dhe për të treguar se kush në të vërtetë kanë qenë forcat pushtuese serbe”./Idneksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›