Rexhepi: EULEX-i, nuk bashkëpunon për veriun

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi sërish ka kritikuar EULEX në lidhje me situatën në veri. Rexhepi ka paralajmëruar se mund të dështojnë hetimet për ngjarjet e 25 korrikut, për shkak të mosbashkëpunimit të EULEX-it me Policinë e Kosovës.
Ministri ka thënë se kjo mungesë e vullnetit për bashkëpunim nga ana e EULEX-it mund të shërbejë për ekstremistët serbë për të krijuar probleme të tjera në veri. EULEX-i nuk ka komentuar ende kritikat e reja.