E Diel, 1 Nëntor 2026

Cameron i kërkon ndihmë ish-kreut të policisë së Nju Jorkut

"Kryeministri zhvilloi një bisedë me Bill Bratton për ta falënderuar që pranoi të merrte pjesë në një sërë mbledhjesh në Britaninë e Madhe, këtë vjeshtë, për të përcjellë përvojën e tij në drejtim të sjelljes me grupet kriminale, kur ai ishte kreu i policisë së Bostonit, të Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit", citohet një zëdhënëse e Cameron nga “Downing Street”.
     
"Bill Bratton, i cili prej një kohe të gjatë ka një bashkëpunim me policinë britanike, do të ofrojë mendimet e tij në kuadër personal dhe në mënyrë vullnetare", shtoi ajo.
    
 Sipas faqeve të internetit të televizioneve amerikane "NBC" dhe "ABC News", të cilat kishin njoftuar më herët këtë nismë britanike, Bratton ka deklaruar se ka marrë dje një telefonatë nga Cameron, ku i kërkohej të ishte këshilltar për Scotland Yard.
     
Bratton saktësoi për "NBC", se priste të niste së shpejti punën, por jo të vendosej përfundimisht në Britaninë e Madhe.
     
Nisma vjen në kohën kur trazirat e shoqëruara me plaçkitje dhe zjarre që tronditën Londrën dhe disa qytete të tjera britanike ditët e fundit kanë shkaktuar pesë të vdekur.
     
Britania e Madhe po përjeton një qetësi të dukshme ditët e fundit pas katër netësh trazirash, që çuan në 1 500 arrestime në të gjithë vendin. /Start/

                                                                                             2011-08-13 16:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›