Rexhepi: Ka kaluar koha e azilit

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar sot se ka përfunduar koha për azil politik apo ekonomik në vendet perëndimore.
“Kërkesat e kësaj natyre janë armiku me i madh i liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka theksuar Rexhepi.
Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me ministren belge për azil dhe emigracion, Magi de Blok, transmeton RTK.
Në takim është thënë se liberalizimi i vizave ka rëndësi të madhe për integrimin e Kosovës në BE, mirëpo keqpërdorimi i tyre është i papranueshëm.