E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregjet mirëpresin marrëveshjen për Spanjën

Të shtunën, ministrat e Financave të Eurozonës ranë dakord t’i japin Spanjës një dorëzani prej 100 miliardë eurosh për të ndihmuar bankat e saj.

Pas Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë, Spanja do të jetë vendi i katërt që merr ndihma dhe mbështetje prej fondit për shpëtimin e euros.

Analistët thonë se marrëveshja do u japë kohë politikë-bërësve për të zgjidhur problemet me të cilat përballet unioni 17 kombësh.

Në Azi, euro u rrit me 1% kundrejt dollarit amerikan dhe jenit japonez. Indekset e aksioneve në Japoni dhe Hong Kong u rritën me 2%.

Tanimë, problemi më i madh në horizont janë zgjedhjet e 17 qershorit në Greqi, dhe shqetësimi se partia kundër masave shtrënguese mund të fitojë zgjedhjet./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-11 08:41
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›