Rexhepi: Kemi nën kontroll situatën në veri
PRISHTINE- Duke folur në parlament, në një raportim për gjendjen e përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës, të kërkuar nga Kryesia e Kuvendit, Rexhepi tha se nuk ka asnjë arsye për të patur frikë.
Duke folur për barrikadat në veri, ministri Rexhepi ka siguruar se bashkë me KFOR-in dhe EULEX-in do të bisedohet për të arritur në një plan të përbashkët veprimi, për zhbllokimin e rrugëve pasi qytetarët kanë nevojë për liri të lëvizjes, për furnizim me të mirat elementare.
Rexhepi konfirmoi se qeveria e Kosovës i përmbahet planit operacional dhe nuk dëshiron të bëjë veprime të pakoordinuara me ndërkombëtarët. Ai ka folur në detaje për barrikadat që janë vendosur në rrugët në veri, ndërsa ka mohuar raportimet në media për bllokimin e disa fshatrave të Zveçanit, përveç një familje pranë fshatit Rudare.
(m.a/News24/BalknaWeb)