E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi vizitë dyditore në Austri

TIRANË- Presidenti Bamir Topi në krye të një delegacioni zyrtar, i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Teuta Topi u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Vjenë. Sipas njoftimit të bërë public nga zyra e Presidencës, Topi është ftuar nga Presidenti i Republikës të Austrisë, Hajnc Fisher.

Kryetari i Shtetit shqiptar do takohet me homologun austriak Fisher, ndërsa temë qendrore e bisedimeve do të jetë perspektiva e zhvillimit të mëtejshëm dhe e konsolidimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë si dhe forcimi i dialogut politik në nivelet më të larta.

Gjatë qëndrimit në Austri, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, do të zhvillojnë një takim edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare që punojnë dhe jetojnë në Austri.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›