E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e Madhe, përfundon faza e parë e shembjeve

TIRANE- Inspekoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar shembi sot tre objektet e fundit për fazën e parë të projektit të Unazës se madhe, në segmentin nga Liqeni artificial deri në Farkë.

Faza e parë e shembjeve zgjati disa ditë dhe gjithsej u prishën rreth 36 objekte, nga të cilat një pjesë të paligjshme, një pjesë në proces legalizimi dhe disa ndërtesa me dokumentacion. Objektet me leje dhe ato në proces legalizimi do të kompensohen, në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, që ka dalë pak kohë më parë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›