E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Në dialog edhe Clinton e Ashton

Ministri i punëve të Brendshme i Kosovës Bajram Rexhepi ka thënë se në dialogun e Beogradit me Prishtinën mund të përfshihen edhe Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton, ka njoftuar sot Radio KiM.

Rexhepi ka thënë se “po flitet se në dialogun e ardhshëm do të ketë edhe nga pozicione më të larta të bashkësisë ndërkombëtare siç janë Sekretarja e Shteti Clinton dhe Catherine Ashton”.

Ai për emisionin "Dogovor", (Marrëveshja ) që do të emetohet të premten, ka thënë se kur “ përfshihet kjo makineri e rëndë, atëherë ajo as që pyet shumë për vullnetin tënd por të imponojnë nga diçka ".

"Kështu do të jetë edhe me Serbinë. Ajo (Serbia) duhet të përcaktohet a do të ketë perspektivë evropiane, prandaj do t’i duhet të gëlltisë disa gjëra që nuk i dëshiron. Kështu ka qenë edhe me Kosovën", ka thënë Rexhepi, transmeton Indeksonline.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›