Vulin: Bisedime me Prishtinën - po, parakushte - jo

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksander Vulin, deklaroi sot se Beogardi dëshiron vazhdim të bisedimeve me Prishtinën, por pa kurrfarë parakushtesh.
“Ne jemi të gatshëm për negociata dhe dëshirojmë të bisedojmë, këtë e kemi përsëritur disa herë, por nuk dëshirojmë që të na vendosen kurrfarë parakushte dhe kushte për këto bisedime”, i tha Vulin RTS-së, siç transmeton Evropa e Lirë.
Më tutje, ai ka theksuar se me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, bashkësia ndërkombëtare i ka dërguar porosi Prishtinës se “edhe para fillimit të bisedimeve, çdo gjë ka përfunduar”.
“Serbia nuk hynë në negociata për ta lexuar listën e ultimatumeve, por dëshiron t’i përfaqësoj interesat e qytetarëve që jetojnë atje, megjithëqë ka të atillë, që mund të thonë se çka na duhen bisedimet kur është hequr mbikëqyrja e pavarësisë”, tha Vulin.