E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remi: Nuk është rendi i koalicionit me AAK'në

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket të jenë shumë afër një bashkimi në qeverisje të vendit.

Por, nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa ka thënë se nuk është rendi i këtij koalicioni.

Sipas tij, duhet diskutuar paraprakisht në organe të partisë, e jo të vendoset jashtë tyre.

“Nuk është rendi të bëhet ashtu, sepse nuk jemi në autokraci, por në demokraci. Kjo temë nuk është biseduar asnjëherë në organet e partisë”, ka thënë Mustafa për “Lajm”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›