Rexhepi: Situata në Mitrovicë nën kontroll

Situata në Mitrovicë është nën kontroll dhe po shkon drejt stabilizimit të plotë. Siguria vjen nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi. "Situata në pjesën veriore të komunës, ku persona keqbërës kanë shkaktuar incidente të rënda kohëve të fundit, është nën kontroll. Në sajë të forcave të rendit do të arrihet stabilizimi i plotë", u shpreh Rexhepi. Bajram Rexhepi vlerësoi rolin e faktorit ndërkombëtar për arritjen e kontrollit të plotë dhe "bashkëjetesës në paqe" me pjesën serbe. "Forcat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe ato vendore për rend e siguri, e kanë menaxhuar mirë situatën e krijuar, falë organizimit dhe koordinimit të mirë të masave që janë ndërmarrë nga këta faktorë do arrijmë stabilitetin", deklaroi Rexhepi.