Itali, "ligj" i ri per emigrantet
Nga data 1 shkurt emigrantet shqiptare duhet te hyjne dhe te dalin nga Italia, duke paraqitur lejen e vjeter te qendrimit si dhe duhet te kene me vete kerkesen, qe kane bere per leje te re. Kjo vlen per gjithe shtetasit nga shtete jo anetare te BE-se, qe jane ne fazen e riperteritjes se lejes se qendrimit, apo ne pritje te leshimit te lejes se pare te qendrimit. Perfundon afati kohor i vlefshmerise se dispozitave kalimtare.
Rregullorja
Hyrja dhe rikthimi, duhen bere nga e njejta pike e kalimit kufitar ne Itali, por pa kaluar ne shtete te tjere, pale te Marreveshjes Shengen. Duke nisur nga 31 janari 2009, eshte shpallur e pushuar vlefshmeria e Qarkores se Ministrise se Brendshme e 28 korrikut te vitit te kaluar, sipas se ciles vendoseshin perkohesisht disa lehtesira per shtetasit e huaj, ne fazen e riperteritjes se lejes se qendrimit, periudhe qe duke pare kohet e gjata te perpunimit te praktikave, ne te vertete tejkalon kohen e zoterimit te lejes se mirefillte te qendrimit. Keto lehtesira parashikonin kalimin transit ajror, detar dhe tokesor edhe ne shtetet pale te Marreveshjes Shengen. Tani e tutje, ne pritje te nje Qarkoreje te re te mundshme udhetimi, nuk duhet te perfshije as transitin, madje as edhe nje ndalese te perkohshme ajrore ne shtetet pale te Marreveshjes Shengen. (Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja, Austria, Greqia, Danimarka, Finlanda, Suedia, Islanda, Norvegjia, Sllovenia, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Ceke, Sllovakia, Hungaria, Malta).
Kujdes me pushimet
Ato qe zoterojne nje leje apo karte te vlefshme qendrimi mund te zhvendosen edhe per motive turizmi, brenda "Hapesires Shengen". Ne kesi rastesh nuk ka nevoje te kerkohet vize hyrjeje, por mund te udhetohet, vetem me pasaporten dhe titullin e qendrimit ne Itali. Ato qe nga ana tjeter duan te kalojne pushime ne shtetet e "Zones Shengen" duhet te sigurohen, duke iu drejtuar konsullates se atij vendi ne Itali, se mos, bazuar ne marreveshje dypaleshe me vendet e origjines nuk kane nevoje per vize hyrjeje. Edhe ne kete rast, ato qe udhetojne duhet te kene me vete lejen e qendrimit, qe sidoqofte do te jete e domosdoshme ne momentin e rihyrjes ne Itali. Sidoqofte, kjo nuk parashikon punesimin atje dhe ka nje afat qendrimi maksimal, 90 ditor.
Rregullat e udhetimit ne Itali
*Shtetasit e huaj, duhet te kene me vete vec pasaportes, origjinalin, apo kopjen e lejes se vjeter te qendrimit, per te cilen eshte kerkuar riperteritja (pra ato qe bejne kerkese per riperteritje te lejes se qendrimit nuk duhet ta fusin ate te vjetren ne zarfin e dergimit ne Poste, por nje fotokopje duke ruajtur origjinalin); per ato qe jane ne pritje te leshimit te lejes se pare te qendrimi duhet te jene pajisur me vizen e rregullt te hyrjes, nga ku spikaten edhe motivet e hyrjes.
*?Gjate ketyre udhetimeve duhet marre edhe "ricevuta" e Poste spa. Ku vertetohet se jane paraqitur kerkesat dhe dokumentet per leshimin e lejes se pare te qendrimit, apo edhe per riperteritjen e asaj te skaduar.
Dalja dhe rihyra, duhet bere nga e njejta pike e kufirit ne Itali, ku policia do te vulose, si pasaporten, ashtu edhe "ricevuta-n".
Franca debon 26 mije emigrante
Per vitin 2009, nis konfirmimi i kuotes minimale te 26 mije debimeve. Kjo nisme qe do te votohet keto dite u be e ditur dje nga ministri i Brendshem, Breson, ne te perditshmen tuniziane "Le Quotidien". Franca ne konfirmimin e saj madhor mbi emigrimin e parregullt, pergatitet qe kete numer ta mbaje ne 26 mije debime, per 2009. Ky vendim i qeverise franceze per te perseritur numrin e debimeve te vitit te shkuar, u be me dije nga ministri i ri i Brendshem, Erik Breson te perditshmes frankofone tuniziane "Le Quotidien". Ministri deklaroi se po punon "te arrije nje shifer 26 mije debimesh per 2009, por nuk e di nese ky, do te jete rezultati perfundimtar", duke iu referuar edhe mundesise se rikthimeve me deshire. Nese kjo nisme miratohet do te ishte viti i katert, qe Franca fikson nje kuote debimesh vjetore, nje mase e futur nga Presidenti aktual i saj, Nikolas Sarkozi, qe ne kohen kur mbante postin e ministrit te Brendshem. Bresoni, po keshtu i ka kerkuar Presidentit Sarkozi qe te rrise kompetencat e tij si minister, me qellim qe "te mund te integroje kritere te tjere veprimi".
KE: Kujdes me debimet "e kollajshme"
Keshilli i Evropes i terheq vemendjen Italise dhe Mbreterise se Bashkuar, lidhur me debimet "e kollajshme". Italia dhe Mbreteria e Bashkuar, terhoqen vemendjen paralajmeruese te Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes, Terri Deivis. Kjo nga qe sipas atij, keto dy shtete nuk kane respektuar rregulli 39, d.m.th. ate te zbatuar nga Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut, per t'i imponuar nje shteti anetar pezullimin e debimit te nje te huaji ne vende, ku rrezikon torturen, apo denimin me vdekje, per sa kohe qe po kjo Gjykate nuk ka mundur te beje nje vleresim te situates. "Ne diskutimin tim te ketyre diteve ne Asamblene Parlamentare - saktesoi Deivisi - shpreha zhgenjimin tim per ato vende, qe nuk kane respektuar rregullin 39, por nuk i permenda ato, fjala eshte per Italine dhe Mbreterine e Bashkuar". Ne Dhjetorin e 2008, Gjykata e Strasburgut i kishte derguar nje leter autoriteteve italiane, duke i kerkuar sqarime lidhur me ekstradimin e ish-imamit te Kremones, qe u debua nga Italia, pas shtate vitesh burg, edhe ne ate rast, Deivisi kishte shprehur zhgenjimin e tij, per vendimin e marre nga Italia.