Rexhepi, i gatshëm të rikthehet

Dardan Rexhepi është i gatshëm të rikthehet e të jetë i rëndësishëm në Malmo, siç ishte dy sezone më parë, kur ishte bërë hero i këtij ekipi duke e ndihmuar të shpallej kampion i Suedisë. Sezonin e kaluar ishte një hije e vërtetë, duke qëndruar kryesisht në bankën rezervë. Kurse nga kjo vjeshtë, ai synon të bëhet hero i ekipit nga Allsvenskan.
“Nga tash çdo ndeshej do të jetë e rëndësishme. Kur luan vazhdimisht, njerëzit fillojnë të besojnë tek ju. Futbolli është special, mund të transformohen gjërat në shpejtësi. Sapo të më jepet mundësia, jam i gatshëm ta shfrytëzoj rastin”, deklaroi 20 vjeçari.
Ai e ka kujtuar edhe momentin e karrierës, kur kishte shënuar në ndeshjen vendimtare ndaj Helsingborgut duke e ndihmuar Malmon ta fitonte titullin e kampionit. Pikërisht këto dy ekipe janë përballur të hënën mbrëma në mes vete.