E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet banda e veprave të artit, arrestohen 5 persona

Elbasan, 03 qershor, NOA Kanë zgjedhur të bëjnë pasuri duke trafikuar vepra arti të trashëgimisë kulturore kombëtare. Një bandë e organizuar në trafikun e veprave antike është shkatërruar sot nga strukturat e policisë duke u sekuestruar një sasi veprash arti të objekteve të kultit dhe monedha të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan dhe pesë të arrestuarit në operacionin e koduar, "Dera e mbyllur" janë; Ilir Ali Kera, 36 vjeç, Reshit Fetah Hyseni, 29 vjeç, Nebi Idriz Guracaku, 49 vjeç, Gramos Asllan Poshja, 34 vjeç dhe Armand Sami Meta, 26 vjeç.

Të pesë personat janë nga qyteti i Elbasanit dhe sipas policisë arrestimit i tyre është bërë më metoda speciale hetimi, gjë që do të thotë se trafikantët e veprave të artit janë përgjuar nga policia duke zbuluar dhe skemën e shitjes së objekteve.

Policia ka arritur të zbulojë dhe shumën që do të merrin pesë të arrestuarit, e cila arrin në 20 mijë euro.

Bashkë me paratë policia sekuestroi dhe një këmbanë kishe me peshë 50 Kg e gdhendur në material bronzi për të cilën mendohet se i përket vitit 1700. Tre piktura të gdhendura në material bakër me përmasa të ndryshme, që mendohet se mund të jenë të viteve 1700-1800, një ikone kishe. Gjithashtu, policia e Elbasanit bënë të ditur se janë sekuestruar dhe sende dhe objekte antike të ndryshme të gdhendura në material sermi, të cilat janë vepra arti e kulture në formë monedhe, që i përkasin pasurisë kombëtare.

Nga ana tjetër, policia sqaron se këtyre shtetasve u është sekuestruar edhe shuma prej 128.000 lekë të reja dhe 300 euro, 2 armë gjahu teke që mbaheshin prej tyre pa leje, 2 automjete të tipit Benz Mercedes me targa EL 3593 C dhe EL 9811 B të cilët i përkasin autorëve të kësaj vepre penale, si dhe 5 aparate celularë.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›