Rexhepi nuk e mohon ndërhyrjen në veri

(E plotësuar) Indeksonline ka kontaktuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin, mirëpo ai ka refuzuar të përgjigjet lidhur me ndërhyrjen e paralajmëruar në veri, duke u justifikuar së është në udhëtim.
Ndërsa për mediet serbe ai ka gjetur kohë të prononcohet.
Në një prononcim për të përditshmen serbe “Kurir”, Rexhepi nuk e ka demantuar mundësinë që në rast të dështimit të marrëveshjes, Qeveria e Kosovës të ndërhyjë me anë të forcës në veri.
“Unë nuk mund të paragjykoj”, ka thënë Rexhepi ne këtë gazetë.
----
Mediet në Beograd kanë paralajmëruar një ndërhyrje të njësisë speciale të Kosovës ROSU në veri.
Sipas tyre, Kryeministri i Kosovës ka ngritur ROSU-n në nivel të lartë gatishmërie, dhe nëse Beogradi nuk arrin të nënshkruajë marrëveshje me Prishtinën, atëherë Thaçi ka në plan t'i nis forcat speciale për në veri, brenda 48 orëve.
Ndryshe e marta e ardhshme pritet të jetë vendimtare për arritjen e apo jo të marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të procesit të dialogut që po udhëhiqet nga Bashkimi Evropian./Indeksonline/