E Shtunë, 31 Tetor 2026

I droguari grabit fi lialin e postës në Qytetin Studenti

Shpallet në kërkim një përdorues
droge, i cili dyshohet
se dy ditë më parë ka kryer një
grabitje me dhunë në filialin e
Postës Shqiptare në Qytetin Studenti.
Vjedhja me dhunë, ku ka
mbetur e dëmtuar punonjësja e
postës, ka ndodhur gjatë drekës
së të shtunës, ndërkohë që disa
orë më vonë uniformat blu kanë
mundur të identifi kojnë autorin
e saj. Burimet zyrtare të Drejtorisë
së Policisë së Tiranës bënë
të ditur se rreth orës 15.00 është
njoftuar se një grabitje me dhunë
kërkojë ndihmën e policisë. Teksa
ka dëgjuar dëshminë e punonjëses
së postës, paralelisht policia
ka rrethuar zonën për kapjen e
grabitësit, por nuk ka mundur të
bjerë në gjurmët e grabitësit. Më
tej, policia ka marrë deklaratën e
plotë të gruas së dëmtuar, e cila
është pyetur edhe për tiparet e
dhunuesit të saj. Ajo ka shpjeguar
se si ai ka qenë i veshur dhe
përafërsisht moshën e tij. Më pas,
policia, duke vlerësuar të dhënat e
punonjëses së postës, i ka treguar
asaj disa fotografi të kontingjen-
tit kriminal në atë zonë. Ajo ka
mundur të identifikojë një prej
tyre, që sipas policisë është përdorues
droge. Grupi hetimor nuk
e ka bërë të ditur emrin e tij, por
deklaroi se ai dyshohet edhe për
një grabitje tjetër. Për këtë arsye,
ai është shpallur në kërkim, madje
uniformat blu kanë ushtruar edhe
kontroll në banesën e tij, por nuk
kanë mundur ta gjejnë. Sipas të
dhënave hetimore, vazhdon puna
për kapjen e tij dhe dokumentimin
e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›