E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Vazhdojne shkembimet e akuzave mes shumices dhe opozites

Ne Shqiperi beteja e replikave dhe akuzave mes shumices dhe opozites vazhdon te jete e forte dhe ti mbaje ende shume larg palet.
Sot kryetari i grupit parlamentar te partise demokratike Astrit Patozi tha se shumica eshte e vendosur ti shkoje deri ne fund zbardhjes se skenarit te grushtit te shtetit dhe se hetimi parlamentar do te beje qe organizatoret te perballen jo vetem me pergjegjesite morale por edhe ato juridike. Nga ana e tyre anetaret e komisionit hetimor te ngritur te dielen e shkuar e ku marrin pjese vetem perfaqesuesit e se djathtes shkuan sot ne Garden e Republikes ne nje mision faktmbledhes mbi ngjajet e 21 Janarit ne perfundim te te cilit njeri prej anetareve tha se kishin konstatuara s garda kishte permbushur ligjet per mbrojtjen e institucioneve. Ndersa perfaqesuesi i opozites Spartak Ngjela rikonfirmoi synimin e opozites per te mos hequr dore nga protestat sic u shpreh mbreme edhe kryetari socialist Edi Rama pas manifestimit homazh per tre viktimat e javes se shkuar
Nderkohe ka patur reagime te tjera nga zyrtare amerikane Senatori republikan Mark Kirk nga Ilionoi dhe Kongresisti demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel permes nje deklarate kane bere thirrje per qetesi publike ne Shqiperi ne vazhden e krizes politike ne vend. Ata shprehin keqardhje per ngjarjet e tmerrshme te 21 janarit sic i karakterizojne ata dhe u dergojne ngushellime familjeve te viktimave. Ligjvenesit amerikane bejne thirrje per hetime te pavarura dhe te besueshme duke theksuar se ato jane tejet kritike qe populli te besoje ne mundesine e zgjidhjes politike ne vend. Ata u bejne thirrje udheheqesve shqiptare te zbusin retoriken. Po ashtu per ngjarjet e 21 janarit kane komentuar edhe Instituti Kombetar Demokratik dhe ai Republikan permes nje deklarate te perbashket ku i bejne thirrje udheheqjes politike te Shqiperise te deshmoje perkushtimin e duhur ndaj parimeve mbi te cilat eshte ndertuar demokracia e vendit. Dy shoqatat theksojne rendesine e nje konsesusi politik me synim qe te garantohet nje mjedis i rregullt per zgjedhjet bashkiake te majit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›