Rezart Taçi sot në gjykatë, për të fituar lirinë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Biznesmeni Rezart Taçi do të paraqitet në Gjykatën e Tiranës për të fituar lirinë. Togat e zeza do të shqyrtojnë kërkesën e paraqitur pak ditë më parë për revokim të masës së sigurisë. Avokatët e biznesmenit do ti kërkojnë gjykatës rrëzimin me masës së sigurisë arrest në burg, për një masë më të lehtë. Mbrojtja do të argumentojë kërkesën e me faktin se klienti i tyre nuk përbën rrezik dhe se i cënohet biznesmeni në rast do të vijojë të qëndrojë në qeli. Nga ana tjetër vetë Rezart Taçi ka pohuar se ka një listë me dëshmitarë për të rrezuar pretendimet e gazetarit Mero Baze. Ballafaqimi i pretendimeve pritet të bëhet sot dhe më pas gjykata do të dalë me një vendim.
Kërkesa
Avokatët e biznesmenit Rezart Taçi kanë bërë një manovër gjyqësore të pazakontë, duke iu drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për rishikimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tyre. Ndryshe nga rastet tjera kur vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë (Fakti), ankimohen në një gjykatë më të lartë, pra në Apel, avokatët e Rezart Tacit, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, kanë vepruar ndryshe. Ata kanë dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës, ku kërkojnë nga e njëjta gjykatë që la në burg Rezart Taçin, lirimin e tij. Kërkesa është dorëzuar sot në Gjykatën e Tiranës nga dy avokatët, të cilët theksojnë se vendimi i dhënë nga gjyqtarja Fahrije Budo, duhet të rishikohet.
Një ankim i tillë brenda të njëjtës gjykatë, duket se është bërë nga avokatët me qëllim lënien sa më pak në qeli të biznesmenit Rezart Taçi. Procedurat ligjore parashikojnë të paktën 20 ditë apo një muaj, kohë derisa Gjykata e Apelit të marrë çështjen në shqyrtim. Siç duket me qëllimin për të shkurtuar kohën e qëndrimit në qeli të biznesmenit, avokatët e tij kanë bërë kërkesën e cila sipas tyre duhet te shqyrtohet brenda pesë ditëve nga Gjykata e Tiranës.
Biznesmeni
Biznesmeni Rezart Taçi ka hedhur poshtë akuzat e gazetarit Mero Baze edhe pas paraqitjes së tij në polici javën e shkuar pasi Gjykata e Tiranës e shpalli në kërkim ndërkombëtar.
Pronari 38-vjeçar i kompanive ARMO dhe Taçi Oil duket se po kërkon ta drejtoje hetimin e ngjarjes drejt një ballafaqimi mes provave të tij dhe fakteve të Mero Bazes. I pandehuri për goditje për shkak të detyrës, mësohet të jetë shprehur para gjykatës së Tiranës, në seancën me dyer të mbyllura, se “kam një listë të gjatë dëshmitarësh të cilët faktojnë se nuk kam ushtruar dhunë ndaj Mero Bazes”. Sipas dëshmisë së dhënë nga Rezart Taçi, lista në fjalë po përgatitet nga avokatët e tij të cilët do ta dorëzojnë atë para gjykatës në momentin e duhur.
Dëshmitarët
Dëshmitarët e Rezart Taçit mësohet se janë persona që kanë qenë të pranishëm në lokalin "Caprico" në momentin e ngjarjes. Ndërkohë sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, mësohet se të vetmit dëshmitarë që mbështesin variantin e Mero Bazes për përfshirjen e biznesmenit në dhunë, janë gazetarët Andi Bushati dhe Arban Hasani që ndodheshin në tavolinë me botuesin e Gazetës Tema në momentin kur ndodhi ngjarja. Rezart Taçi së bashku me punonjësit e kompanisë së tij Taçi Oil, Irgen Selfo dhe Bledar Liro, ndodhet në gjendje arresti prej javës së shkuar për akuzën “goditje për shkak të detyrës” ndaj gazetarit Mero Baze.
Ky lajm është publikuar: 16/11/2009