Konfindustria Kriza ‘këmbëkryq’, parashikohet ulje e prodhimit
Autori i Lajmit: Redaksia
Konfindustria, parashikon prirje rënëse të zhvillimit ekonomik të vendit dhe prodhimit të përgjithshëm (PPB) për periudhën e mbetur 2009, nëse do të marrim si të njëjta treguesit kryesor ekonomik të të njëjtës periudhe të vitit 2008. Lajmi vjen nga kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, i cili thekson se ky konstatim bazohet në të dhënat e deritashme të sjella pranë saj, nga industritë kryesore të vendit dhe nga të dhënat e përgjithshme
makroekonomike për 9 mujorin e vitit 2009. Sipas Buxhukut, shfaqjet më të prekshme të parashikimit të mësipërm do të jenë: Rënie e nivelit të shitjeve, mungesa të likuiditetit dhe rënia e fuqisë konkurruese të prodhimit vendor ndaj mallrave dhe shërbimeve të importit. Industritë kryesore të vendit janë ndeshur me probleme të rënies të treguesve “të shitjeve” dhe mungesë “likuiditeti” gjatë periudhës së 6 mujorit të parë të vitit financiar 2009. “Duhet mbajtur parasysh, se mungesa e ndjeshme e likuiditetit për mjaft industri në periudhën në fjale, ndodh në kushtet e një defiçiti buxhetor, mjaft herë më e lartë sesa në të njëjtën periudhë të vitit pararendës, si pasojë e shpenzimeve publike të rritura të kryera gjate vitit zgjedhor”, deklaroi Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë. Sipas tij, kjo do të thotë, se pjesa e mbetur e vitit 2009 si pasojë e shpenzimeve publike tashmë të kryera në shumicë dërrmuese në gjysmën e parë të vitit dhe domosdoshmëria për të ruajtur defiçitin buxhetor të parashikuar, do të rëndojnë më tej shtimin e masës së kërkesës të pambuluar për likuiditet të ekonomisë dhe industrive shqiptare në përgjithësi. Në këtë pikë, Konfindustria, i kërkon Qeverisë Shqiptare dhe gjithë vendimmarrjes politike në përgjithësi, që të vlerësojë, të ndërtojë dhe të zbatojë sa më shpejt një pakete masash të domosdoshme, që duhen marre për t’u përballur me zhvillimet në ekonominë shqiptare, që në thelb duhet të synojnë: Mbështetjen e prodhimit vendor dhe uljen e sasisë së parave, që pa arsye vazhdojnë të largohen në mënyrë shqetësuese nga tregu shqiptar.
KURSI I KEMBIMIT VALUTOR
EUR/LEK Blihet 137.90 Shitet 139.01
USD/LEK Blihet 92.60 Shitet 93.90
GBP/LEK Blihet 147.01 Shitet 152.16
CHF/LEK Blihet 89.68 Shitet 93.42
EUR/USD Blihet 1.4503 Shitet 1.4803
EUR/GBP Blihet 0.9048 Shitet 0.9254
EUR/CHF Blihet 1.4890 Shitet 1.5330
GBP/USD Blihet 1.5835 Shitet 1.6195
Ky lajm është publikuar: 16/11/2009