E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindjet me para, 6 mjekë në gjykatë

Autori i Lajmit: Redaksia
Pacientet që kanë paguar para për të sjellë fëmijën në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” do të dëshmojnë në gjykatë, në procesin kundër 6 mjekëve. Në listën e dëshmitarëve të akuzës janë edhe tre gra të cilat i kanë dorëzuat paratë gjenekologëve. Ndërkohë që prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për një gjinekolog, tri infermiere dhe dy mjekë të tjerë, që janë denoncuar se merrnin ryshfet për çdo lindje natyrale apo me operacion.

Mjekët

Nën akuzë janë Petrit Rexhepi, Hyrie Reçi, Nilke Ferhati, Renata Turhani, Dritan Xhangolli dhe Lefter Mano. Sipas dosjes që është dërguar në gjykatë, në datën 20 shkurt të këtij viti në policinë e Tiranës është paraqitur shtetasi Niko S, pasi kishte bashkëshorten shtatzënë. Në këtë datë, pacientja është operuar nga mjeku Petrit Rexhepi. Pas operacionit infermierja Hyrie Reçi e ka takuar personin në fjalë dhe i ka thënë se duhet ti japësh doktorit 70 mijë lekë. Duke qenë se nuk kishte para ka shkuar dhe e ka denoncuar në polici dhe lidhi marrëveshjen e bashkëpunimit. Nikolla është takuar me mjekët ndihmës, të cilët i kërkuan para.
Ndërkohë, për të njëjtin fenomen ka bërë kallëzim edhe Nikoll Gj., i cili ka kallëzuar të njëjtët mjek në maternitetin "Koço Glozheni". Pasi kishte çuar bashkëshorten për vizitë, Nikolla takoi infermieren Reçi që i ndihmoi të bënin skanerin dhe i kërkoi katër mijë lekë, lekë të cilat duhet të paguheshin nga institucionet publike. Nga bashkëpunimi me policinë, duke u përdorur edhe përgjimi, Nikolla ka takuar disa herë infermieren Reçi që i kërkonte vazhdimisht lekë. Ajo paratë i donte për mjekun Rexhepi. Në një nga bisedat e regjistruara e të transkriptuara rezulton se kallëzuesi ka shkuar dhe e ka falënderuar mjekun. Kur Nikolla ka shkuar dhe e ka falënderuar për punën e kryer ai i ka shpjeguar se lindja ishte shumë e vështirë dhe ka bërë të pamundurën për të realizuar lindjen me sukses të fëmijës. Sipas prokurorisë, në këtë takim mjeku ka përdorur një taktikë të veçantë duke i thënë disa herë se nuk ka nevojë, "nuk dua gjë dhe largohu", por në fund, kur kallëzuesi është nisur për tu larguar, ai i ka kërkuar që ti lërë ato që kishte ndërmend.

Arrestimi

Personat e arrestuar dyshohen se për këtë periudhë 8 -mujore hetimi, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit të shërbimit mjekësor në (lindje normale dhe lindje me operacion), për disa shtetase. Procedimi penal në ngarkim të tyre, filloi mbi bazën e disa kallëzimeve të kryera nga disa paciente, të cilat kanë deklaruar se stafi mjekësor i lartë përmendur, kanë përfituar prej tyre, një shumë të konsiderueshme parash, për ofrimin e shërbimeve mjekësore të mësipërme. Nga specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik - Financiar ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, nën akuzën e “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal. Vendimet e Gjykatës, për ndalimin e tyre u ekzekutuan në banesë dhe në ambientet ku ata ishin të punësuar.

Prokuroria zbardh detaje të dosjes

Hyrije Reçi me detyrë mami, pranë maternitetit “Koço Glozheni” ka funksionuar si hallka kryesore për të bërë pazaret midis doktorëve dhe familjarëve të pacientëve. Kuptohet që në këtë mes, kjo e pandehur kishte edhe përfitimet e saja financiare. Në kërkesën e gjykimit të përpiluar nga organi i akuzës thuhet se Hyrije Reçi, kontaktonte me pacientët dhe më pas i adresonte ata për ekzaminime mjekësore tek doktorët e pandehur. Personit që ju kërkua kjo shumë financiare, vendosi të mos i japë “ok” ofertës së mjekëve, por të paraqitet në polici dhe të denoncojë aferat korruptive të bluzave të bardha, të cilat në një farë mënyre duket se kishin privatizuar maternitetin. Një nga këto raste, i cili është dokumentuar nga Prokuroria dhe administruar në dosje, është kur një nga pacientët e pyet doktor Petrit Rexhepin se sa i takon shuma financiarë, por ai ja kthen duke iu përgjigjur, “Çjanë këto budallallëqe”. I ndodhur në këtë situatë i afërmi i pacientit është larguar nga zyra e Rexhepit duke e falënderuar mjekun, mirëpo pikërisht në këtë moment doktori i sipërcituar i thotë: “Ore e di çke ti, shif e lerë”. I zënë “mat” nga doktori i pandehur, familjari i pacientit i thotë se kishte folur me Gencin, që ti jepte 150 mijë lekë të vjetra. Doktori i pandehur Petrit Rexhepi, ia kthen: “Po lërë sa të duash se nuk e kam problem”. Pasi nxjerr lekët dhe ja dorëzon në dorë doktorit, pacienti i thotë nëse ai kishte ngelur i kënaqur, por përsëri mjeku ia kthen duke i thënë: “Ik tashti me këto budallallëqe”. Përveç këtij rasti flagrant ku bluzat e bardha shfaqen duke marrë para kundrejt shërbimeve mjekësore, specialistët e Prokurorisë së Tiranës gjatë hetimit të çështjes kanë mundur të zbardhin edhe disa raste për 5 të pandehurit e tjerë. Nga studimi i akteve dhe administrimit të provave në dosje, është arritur të provohet se e pandehura Hyrije Reçi me detyrë mami, pranë maternitetit “Koço Glozheni” ka funksionuar si hallka kryesore për të bërë pazaret midis doktorëve dhe familjarëve të pacientëve. Kuptohet që në këtë mes, kjo e pandehur kishte edhe përfitimet e saja financiare. Në kërkesën e gjykimit të përpiluar nga organi i akuzës thuhet se Hyrije Reçi, kontaktonte me pacientët dhe më pas i adresonte ata për ekzaminime mjekësore tek doktorët e pandehur. Gjatë kësaj kohe Reçi vendoste edhe shumën financiare se sa lekë duhet tu jepnin pacientët, doktorëve të pandehur. Rasti më flagrant i saj është kur, nëpërmjet përgjimeve ambientale e pandehura Reçi kapet “mat”, duke i thënë familjarit të pacientes, se duhet ti japësh lekë doktorit që e operoi, reanimatorëve, infermiereve të turnit, si dhe vetë asaj. Sipas organit të akuzës, kjo gjë është bërë shumë herë nga e pandehura Reçi, raste këto që janë administruar në dosjen hetimore. Në flagrancë janë kapur edhe të pandehurit e tjerë, të cilët për të kryer shërbime mjekësore, u merrnin para pacientëve. Me “presh në dorë” është kapur edhe mjeku Dritan Xhangolli, i cili gjatë përgjimeve ambientale të kryera nga policia, rezulton se i ka marrë rreth 50 mijë lekë të vjetra njërit prej familjarëve të pacientit, i cili më pas u paraqit në prokurori dhe kreu kallëzim penal ndaj doktorit. Po ashtu me veprime kriminale janë kapur edhe të pandehurit Lefter Mano, Nilke Perhati, si dhe Renata Turhani.

Mjekët: përgjimet janë të montuara

Dy mjekët, dy infermieret dhe anestezisti i maternitetit “Koço Gliozheni”, të marrë nën hetim për mitëmarrje, deklaruan në gjykatë se akuzat janë të montuara dhe gjithçka ka një prapavijë kundër bluzave të bardha. Petrit Rexhepi, Dritan Xhangolli, Hyre Reçi, Nilka Perhati dhe Lefter Mano, anestezist, janë pesë personat të cilët janë vënë në përgjegjësi penale për akuzën e mitëmarrjes në detyrë shtetërore, ndërsa u paraqitën para Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë. Gjyqtari i gatshëm, Gerd Hoxha, pas pretendimeve të palëve, ka dhënë masën e sigurimit “arrest shtëpie” për të akuzuarit, duke rivendosur të njëjtat masa që kishte dhënë edhe gjykata ku ai punon, tri ditë më parë. Ndërkohë, Petrit Rexhepi, një nga mjekët e akuzuar, tha në gjykatë se gjithçka është e montuar për bukuri vetëm e vetëm me qëllimin e keq ndaj tyre. I të njëjtit mendim kanë qenë edhe mjekët e tjerë. Askush prej tyre nuk ka pranuar faktin se kanë marrë para, duke u bërë presion familjarëve. Krahas mospranimit të akuzës, mjekët kanë sqaruar edhe fajin që mbajnë mbi shpinë. Sipas tyre, bëhet fjalë për një rast të cilët mjekët e shtruan si urgjencë. Një familjar ka shkuar në spital së bashku me një grua gati për të lindur. Pas operacionit, familjari ka hedhur 30 mijë lekë mbi tavolinë dhe më pas ka filmuar gjithçka. “Ky ka qenë një shantazh dhe provokim i radhës që u bëhet bluzave të bardha”, thanë mjekët para gjyqtarit Gerd Hoxha. Me gjithë kundërshtimin e mjekëve, gjyqtari nuk e ka ndryshuar masën e sigurimit të vendosur tri ditë më parë. Pesë të dyshuarit do të qëndrojnë në arrest shtëpie, duke mos pasur të drejtën të jenë në detyrë për aq kohë sa do të jenë në hetim.

Rryshfeti

70 mijë kelë për çdo lindje fëmije, kihsin “tarifën” gjenekolëgët e vënë në pranga nga policia. Ndërkohë që një prej infermierëve bëntë pazaret mes pacienteve dhe mjekëve.

Arrestimi

Ka qenë një operacion i morëorganizuar i policisë së kryeqytetit, e cila arrestoi në kohën që po merrin paratë mjekët e dyshuar. Ndërkohë që hetimet kishin nisur disa muaj më parë.

Akuzat

“Korrupsion pasiv” është akzua që rondon mbi të gjashtë mjekët e arrestuar pak muaj më parë në marternitetin “Koço Gliozheni”. Tashmë për to pritet në nisë gjyqi ku do të dhëmojnë edhe pacientët.

Të pandehur

1. Hyrije Reçi, mami e akuzuar për veprën penale “korrupsion pasiv”
2. Petrit Rexhepi, mjek i akuzuar për veprën penale “korrupsion pasiv”
3. Dritan Xhangolli, mjek i akuzuar për veprën penale “korrupsion pasiv”
4. Lefter Mano, mjek i akuzuar për veprën penale “korrupsion pasiv”
5. Nilke Perhati, mami, e akuzuar për veprën penale “korrupsion pasiv”
6. Renata Turhani, infermiere, e akuzuar për veprën penale “korrupsion pasiv”

Ky lajm është publikuar: 16/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›