E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezarta Skifteri lind djalë

TIRANE - Ditën e enjte, stilistja e njohur Rezarta Skifteri është bërë nënë e një djali. Rezarta, e cila vetëm pak javë më parë rrëfeu në “Summer Pages” emocionet e shtatzënisë, tani po përjeton emocionet e ditëve të para të jetës së djalit të saj të vogël, që quhet Xhoel.

E kontaktuar nga gazetarët e “Bluetooth”, Rezarta tregoi se ajo bashkë me bebin janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, duke shprehur edhe lumturinë e madhe që ndjen. Ky është fëmija i dytë për stilisten, pas vajzës tashmë 5-vjeçare.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›