E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ada dhe Bledi flasin për Oltën

05/03/10 15:48

Ada, Bledi dhe Seldi kanë qëndruar në kopësht për të biseduar mbi marrdhëninen e Bledit me Oltën. Ada shprehet që ajo nuk e mendonte se Bledi do të bënte gjëra të tilla që të linte pjesën e tij të lojës dhe ti përshtatej aq shumë një personi, dhe thotë se nuk e ka vetëm për Oltën. Ajo thotë që nuk i ka vajtur kurrë në mendje që ai do të afrohej aq shumë me të sikur dhe në formë shoqërie. Bledi shprehet që ai i bën gjërat siç i ndjen dhe nuk mendon për prapaskena apo për lojë. Madje ai tregon që kur e kanë pyetur si është ndjerë këtë javë në nominim, ai është përgjigjur që nuk e ka ndjerë fare sepse është marrë me Oltën. Bledi thotë që ai nuk e ka planifikuar që të hyjë në lojë për tu njohur me një femër, por disa gjëra nuk komandohen dhe vijnë vetë. Ada vazhdon ti mëshojë mendimit të saj të parë që ajo nuk e ka parashikur që Bledi do të shkonte deri në ate pikë, që të afeksionohej aq shumë pas Oltës. Bledi i tregon që Olta është provokuese me dashje apo pa dashje, dhe prandaj krijon këto tendenca tek meshkujt. Më pas Bledi e kthen situatën nga Ada dhe i thotë që mendon se ajo ka një preferencë për një mashkull në shtëpi, por nuk e di për kë. Ajo përgjigjet që deri tani nuk pëlqen ndonjë, por nuk vë dorën në zjarr që mund të ndodhë diçka më vonë. Ajo shprehet se është libër i lexueshëm për të gjithë, dhe Bledi thotë që e njëjta gjë vlen dhe për të.
Ata flasin për Valonin dhe Jetmirin dhe Bledi shprehet që do të dëshironte shumë që ta pyeste dhe njëherë Valonin kush e ka fryrë. Ada tregon për një natë më parë që i ka gjetur duke folur Valonin dhe Jetmirin dhe i ka thënë që a mund të rrijë apo kanë ndonjë gjë për të biseduar, dhe Jetmiri i është përgjigjur që janë duke biseduar. Por gjithsesi ajo ka ndenjur dhe Jetmiri i ka anashkaluar bisedat. Ajo shprehet që nuk e di pse asnjë nga banorët nuk do të përballet me të, dhe Bledi i thotë që rëndësi ka që ata e dinë se kush është personi që i ka futur në ngatërresë, dhe e ka për Jetmirin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›