E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bledi dhe Valoni sqarohen

05/03/10 16:31

Bledi ka gjetur momentin për të qënë vetëm me Valonin dhe e ka pyetur për çështjen lidhur me Jetmirin. Ai ka dashur të dijë se kush e ka shtyrë atë natë të shkonte në tavolinë e të pyeste se kush ka folur keq për të. Valoni i përgjigjet që e ka patur nga të gjitha situatat e krijuara brenda shtëpisë. Por Bledi i ka thënë që Valoni i ka treguar se e ka shtyrë Jetmiri dhe Valoni thotë që Jetmiri i ka dhënë kurajo,ose më saktë i ka dalë në krah. Bledi shprehet se ata i kishin konsumuar ato tema dhe nuk kishin pse ti hapnin përsëri. Valoni i thotë që atë nuk e ka shtyrë askush, por i ka dëgjuar vetë banorët duke folur për të dhe nuk ka pritur më, por është hedhur në sulm pasi ka qënë nervoz. Në atë moment afrohet Ada, dhe Bledi thotë në prani të saj që ajo e ka dëgjuar Jetmirin duke i thënë Valonit të çohet sepse po e shajnë. Valoni nuk e pranon të jetë e vërtetë dhe Ada këmbëngul duke i thënë që ajo ka qënë bashkë me Enxhin duke biseduar dhe janë të dyja dëshmitare për këtë. Valoni shprehet se kjo është një situatë pa lidhje dhe Bledi i përgjigjet që problemi është që ai që e nis duhet ta mbarojë sepse në të kundërt dalin të tjerët budallenj. Më pas Valoni pohon që ai ka gjetur të thotë frazën më të keqe që nuk duhet ta thonte për asnjë arsye. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›