E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rezerva të mjaftueshme të prodhimit të grurit, Tarelli: 50 mijë aplikime këtë vit për skemën e naftës

Nivelet e prodhimit të grurit për këtë vit janë më të larta se vitin e shkuar. Në zonat e ulëta ka përfunduar edhe korrja e grurit, por vendi ynë i plotëson 50 përqind të nevojave me prodhimin e grurit. Këtë fakt e konfirmon edhe drejtori i Politikave Bujqësore Irfan Tarelli. Ai thekson se importuesit dhe prodhuesit kanë rezerva të mjaftueshme.

Me zhvillimet që po ndodhin siç është lufta në Ukrainë ka edhe një fenomen që ndikon në turbulencat e tregjeve ku ndikon në çmimin e imputeve dhe të naftës.

Por sipas drejtorit Tarelli, Ministria e Bujqësisë ka hartuar një plan masash nëpërmjet skemave mbështetëse.

Këtë vit numri i fermerëve që kanë përfituar nga skema mbështetëse ka arritur 50 mijë. Ndërkohë që numri i aplikime ka qenë deri në 20 mijë.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›