E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi sot për lirimin e anëtarit të LSI në KQZ, PS kundër. Meta: Sjellje diversantësh

TIRANË- Kuvendi pritet të votojë të enjten në seancë plenare kërkesën e PD-së për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zëvendësimin e tij me një nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Çoba.

Kërkesa e miratuar dje nga komisioni i Ligjeve u kundërshtua ashpër nga opozita, e cila e konsideroi një veprim antiligjor dhe goditje të rëndë për standardet demokratike.

Ndërsa, për mazhorancën largimi i LSI-së nga koalicioni qeverisës sjell nevojën e balancimit të komisioneve zgjedhore. Sipas mazhorances, kalimi në opozitë i Lëvizjes Socialiste për Integrim prishi balancat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur raportin 4 me 3 në favor të komisionerëve opozitarë. Po ashtu, edhe komisionet zonale kontrollohen 4 me 3 dhe disa 5 me 2 po nga opozita. Po sipas maxhorancës, prishja e kësaj barazpeshe përmbys sistemin ligjor të menaxhimit të zgjedhjeve dhe paralajmëron manipulimin nga opozita.

Kryeministri Berisha reagoi dje ndaj kësaj situate, duke deklaruar se aleanca PS-LSI kishte qëllim përmbysjen e ekuilibrave në KQZ.

"Parim themelor i raporteve ka qenë dhe mbetet respektimi i marrëveshjeve. Është vendosur që KQZ do të jetë e balancuar, qeveria shumicë me raportin 4-3. Qëllimi i Ramës ishte përmbysja e maxhorancës në KQZ", deklaroi dje kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike.

LSI, KOKA: SITUATË E TENSIONUAR, UROJ TË MOS NDODHË DICKA E PAPARASHIKUAR
Ora 11:30-Deputeti i LSI, Lefter Koka pak para nisjes së seancës parlamentare ka theksuar për News24 se me cështjen e zëvëndësimit të anëtarit të LSi në kQZ, situata politike është tensionuar tepër. Sipas Kokës, kjo nismë e PD është antikushtetuese, ndërsa akuzoi Berishën si iniciues të trazirave.

“Ka lidhje dhe me cështjen e votave, por ajo që duhet të cilësoj është se zëvëndësimi po bëhet me kërkesë të PD, një veprim i paprecedent, i rrezikshëm që tensionon procesin zgjedhor, antikushtetues. Në Kodin Zgjedhor është përcaktuar qartë kur bëhet zëvëndësimi i anëtarëve të KQZ. Kjo tregon se, nesër mazhoranca mund të ndërrojë gjithë anëtarët nëse do. Bëj thirrje që mazhoranca të bëjë zgjedhjet e duhura, të mos krijojë tensione artificiale. Aktualisht ka me spartive politike ka një gjendje tensioni shumë të lartë, partitë të tensionuara uroj të mos ndodhë dicka e paparashikuar.
Unë besoj se respektimi i Kodit Zgjedhor është thelbësor dhe ligjvënësi duhet të respektojë KQZ.
Unë besoj se është një fenomen tashmë i njohur. Sa kohë që kryeministri është në politkë nuk mendohet çdo ndodhë por cka në mendjen e tij. Ai gjithmonë ka krijuar trazira.
Ne sot kërkojmë të respektohet e zbatohet ligji. Nëse sot jemi larguar nga mazhoranca me këtë që po bën PD i bie që edhe ne të kërkojmë rivotimin e presidentit, atë të prokurorit. Nuk rikthehemi dot për cdo vendim që kemi votuar.
Do të uroja të kemi qetësinë e duhur që të shkojmë në zgjedhje pa presionet e duhura pas kalimit në minorancë”, tha Koka per News24.

META: NE KEMI SJELLJE PREJ DIVERSANTËSH JO PREJ POLITIKANËSH
Ora 10:50-Kreu i LSI, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët jashtë dyerve të parlamentit rreth zëvëndësimit të anëtarit të LSI në KQZ vlerësoi se kjo sjellje e politikës është sjellje diversantësh.
“Ne kemi një sjellje politike prej diversantësh”.

PS MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR: VOTË KUNDËR NISMËS SË PD
Ora 10:00-Në Partinë Socialiste u zhvillua një mbledhje blic e grupit parlamentar para nisjes së seancës parlamentare të sotme. Mbledhja mori ne shqyrtim pikerisht qendrimin qe do te mbaje grupi parlamentar ne seancen e sotme te Kuvendit.
PS vendosi në këtë mbledhje që të kundërshtojë vendimin e marrë nga Komisioni i Ligjeve një ditë më parë mbi zëvëndësimin e anëtarit të LSI në Komisionin e Zgjedhjeve.

Komisioni i Ligjeve liroi dje nga detyra z Ilirian Muho, i propozuar nga LSI si anëtar në KQZ. Kërkesa e PD erdhi pas krijimit të koalicionit të PS me LSI.

Pritet që dhe në Kuvend qëndrimi i pS të jetë i unifikuar me atë të LSI.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera SONDAZH-VOTO/A është i drejtë zëvëndësimi i anëtarit të LSI në KQZ? Kom. i Ligjeve 'liron' anëtarin e LSI nga KQZ. Berisha-Ramës: Riformulojmë marrëveshjen LSI letër trojkës: PD po politizon KQZ, në rrezik zgjedhjet e 23 qershorit PBDNJ: Të respektohet mandati i anëtarëve të KQZ  Wollfarth: Do kërkojmë sqarim mbi bazën ligjore për vendimin e PD LSI, Koka: Situatë e tensionuar, uroj të mos ndodhë dicka e paparashikuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›